Kufoma e gruas së vrarë, ende në vendin e ngjarjes para objektit të Gjinekologjisë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 18:54
Kufoma e gruas së vrarë, ende në vendin e ngjarjes para objektit të Gjinekologjisë

Para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mbi 7 vetura të Policisë janë në vendin e ngjarjes, derisa patrullat e Policisë po shtohen.

Raportohet që kufoma e viktimës është ende në vendin e ngjarjes, i mbuluar me një mbulesë të bardhë.

(Kosova Sot Online)