Haradinaj akuza në adresë të Kryeministrit : Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

  • S.A /
  • 01 December 2022 - 12:44
 Haradinaj akuza në adresë të Kryeministrit : Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Ish Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj, kryetar i  AAK-së, ka reaguar  ashpër pas rastit tragjik të vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-s,  e cila ishte në muajin e fundit të shtatzënisë.

Haradinaj e ka bërë fajtor  edhe kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar këtë të fundit se po e defunksionalizon sistemin e drejtësisë, duke përgjysmuar pagat për gjyqtarët e prokurorë, dhe se po i poshtëron policët duke i lënë me paga të dobëta,transmeton "Kosova Sot Online".

Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:

 Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!

Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht  së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur.

Burimi i së keqës e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!

Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë.

Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës!

(Kosova Sot Online )