Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 19:10
Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje

Zinxhiri i papërgjegjësisë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë duhet të japë dorëheqje, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti njoftoi se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

“Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”.

(Kosova Sot Online)