Përplasje e ashpër dhe akuza në Komisionit Hetimor Parlamentar:“Uzurpator”, “Je kumbar me serbët”, Armend Zemaj e Hajdar Beqa përplasen me Halil Thaçin e VV-së

  • 02 December 2022 - 12:28
Përplasje e ashpër dhe akuza në  Komisionit Hetimor Parlamentar:“Uzurpator”, “Je kumbar me serbët”, Armend Zemaj e Hajdar Beqa përplasen  me Halil Thaçin e VV-së

Derisa në Kuvendin e Kosovës,  është mbajtur sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006 e ku për të dëshmuar është ftuar kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka pasur një përplasur të ashper mes deputetëve të pozites dhe opozites, pra  me Halil Thaçin e Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton "Kosova Sot Online".

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka quajtur uzurpartor Halil Thaçin e Vetëvendosjes.

“Ti je uzurpator. Me letra. I kemi raportet, ti je uzurpator. Ti nuk është dashtë me qenë në Komision”, i është drejtuar Zemaj.

Drejt Thaçit ka drejtuar akuza edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke e quajtur edhe “hajdut”.

“Ti je uzurpator. Ti je hajdut. Le mos ta ni zonin. Biznesin me serbë”, ka thënë Beqa.

Ndërkohë Halil Thaçi ka thënë se deklarimet e Armend Zemajt janë shpifje.

“Ti je shpifës, po shpif”, ka thënë Thaçi, transmeton "Kosova Sot Online".

Debati ka eskaluar edhe më tej kur Hajdar Beqa i ka thënë Halil Thaçit se ti je “kumbar me serbët”, duke e akuzuar deputetin e VV-së se bën biznes me serbët. Pas kësaj ka reaguar me nervozë edhe duke e goditur tavlinën me grusht.

(Kosova Sot Online )