Sa minuta qëndroi e shtrirë në oborr të QKUK-së Hamide Magashi pa i u dhënë ndihma!

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 17:41
Sa minuta qëndroi e shtrirë në oborr të QKUK-së Hamide Magashi pa i u dhënë ndihma!

Në QKUK duhet të merret përgjegjësi, pas vrasjes së gruas 35-vjeçe para repartit të Gjinekologjisë, thotë Enlirat Duraku, që ka qenë pjesë e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, nga ku ka dhënë dorëheqje sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij gruaja shtatzënë që u qëllua nga burri i saj, ka qëndruar gjysmë ore në oborr të QKUK-së deri sa ka ardhur një ekip nga Urgjenca e Prishtinës dhe e ka konstatuar se ajo ka vdekur.

Në 18:00 ka ardhur Policia, në orën 18:23 ka ardhur Urgjenca e Prishtinës”, ka thënë Duraku.

Për të është e papranueshme që askush nga QKUK-ja nuk ka ndërhyrë në minutat e parë pasi ishte shtënë ndaj gruas.

“Hamide Magashi qëndroi 30 minuta e shtrirë në oborr të QKUK-së, s’iu dha ndihma.


“Diku afër 30 minuta para se me ardhë ekipet përkatëse, viktima ka qenë e shtruar para Gjinekologjisë”, thotë tutje ai


(Kosova Sot Online)