Haxhiu: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën të ndëshkohet për vrasjen e Magashit

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 14:22
Haxhiu: Nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën të ndëshkohet për vrasjen e Magashit

Sot familjen e Hamide Magashit, e cila u vra në oborrin e QKUK-së nga ish bashkëshorti i saj, Sokol Halili , e ka vizituar inistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu tha se nuk do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Po, së bashku me kabinetin dhe deputetë ishim tek familja e të ndjerës Hamides, për ngushëllime. Dhimbje e madhe si për familjen ashtu edhe për ne. Përveç shprehjes së ngushëllimeve, u zotova që puna në adresimin e papërgjegjësisë do të vazhdojë dhe nuk do të lëm gur pa lëvizur derisa secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave të ndëshkohet për këtë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se janë në pritje të raporteve nga QPS-ja për 4 zyrtarët e suspenduar.


“Siç e keni parë dje janë suspenduar 4 zyrtarë, ata do të procedohen edhe penalisht. Jemi në pritje të raporteve nga QPS dhe inspektorati shëndetësor”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)