Muhamet Rrumbullaku nuk guxon t’i përmendë as emrin Amant Josifit, konfirmon urdhër-arrestin e lëshuar nga Spanja

  • S.A /
  • 05 December 2022 - 09:56
Muhamet Rrumbullaku nuk guxon t’i përmendë as emrin Amant Josifit, konfirmon urdhër-arrestin e lëshuar nga Spanja

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, nuk guxon t’i përmendë as emrin Amant Josifit, bosit të mashtrimit me Call Centrat. “Pamfleti” njoftoi pak ditë më parë se Spanja ka nxjerrë një urdhër-arresti për të, ndërkohë që sot u pyet edhe Rrumbullaku gjatë konferencës për shtyp.

Josifi dikur ka qenë këshilltar i ministres Olta Xhaçka, ndërkohë që i shpëtoi operacionit të pak ditëve më parë të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Por Rrumbullaku u duk tepër i tërhequr, duke mos dhënë asnjë detaj.

“Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë“, tha Rrumbullaku.

Por skandali është se Josifi shpallet në kërkim nga Spanja, ndërkohë që policia shqiptare hesht. Vetë Rrumbullaku nuk guxoi ti përmendë as emrin. Në vend që të shpallej në kërkim nga polica shqiptare, duket se autoritete tona i kanë sytë te Spanja.

Arsyeja kuptohet. Përveç se ka qenë këshilltar i Olta Xhaçkës, Amant Josfi ka dhe lidhjen tjetër me pushtetin, si djali i Krye-komisioneres së Administratës Publike, Pranvera Strakosha (Josifi), njëherazi në grupin kriminal të trafikut të fëmijëve me mamanë e Olta Xhaçkës.

Por fuqia me madhe, qëndron në faktin se Amant Josifi është në ortakëri me Olsi Ramën te Call Center, te kompania “Pegasus Communications”, e disa biznese të tjerë.

Prandaj nuk do shumë mendje të kuptohet, se policia shqiptare dhe SPAK nuk e përfshiu Amant Josifin e grupit mafioz Call Center në aksionin ndërkombëtar “Stuhia”, nga frika e “stuhisë” hakmarrëse të Edi Ramës, megjithëse kompanitë që kanë mashtruar janë biznese të tij.

Sipas dokumenteve tatimore, dy të prangosurit Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj që do ekstradohen në Spanjë, janë ortakë me Amant Josifin në kompanitë Call Center “ORITECH”, “APA-LIAISON”, “Europe Service Group” e “Ever PLUS”, por Amant Josifi i Olta Xhaçkës e Olsi Ramës ja mbathi. /Pamfleti

(Kosova Sot Online )