Deri kur Serbia kriminale e xhenocidiale do të trajtohet si shtet i përkëdhelur nga ana e Evropës?

Deri kur Serbia kriminale e xhenocidiale do të trajtohet si shtet i përkëdhelur nga ana e Evropës?
Deri kur Serbia kriminale e xhenocidiale do të trajtohet si shtet i përkëdhelur nga ana e Evropës?

Muhamet Kelmendi

  • 05 December 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Mbrohet shovinizmi serbomadh. Përkrahen grupet kriminale në veri të Kosovës. Epen qëndrime kontradiktore me BE-në dhe barazohet viktima me kriminelët. Ky përkufizim është i qartë. Askund nuk tolerohen veprimet kriminale si veprimet serbomëdha të shtetit serb dhe të grupeve kriminale në veri ndaj Kosovës. Shkohet deri atje që edhe me kriminelët e luftës bashkëpunohet. Respektohet Vuçiq, Daçiq e shumë kriminel tjerë, që ishin pjesë e makinerisë vrastare.

-Në kuadër të raporteve të BE-së me Serbinë dhe me Kosovën, akoma ka pozicione krejt të ndryshme.

Vetë BE nuk është ende komplet i qartë në raport me shtetin serb dhe Kosovën si shtet i ri dhe sovran.

Ka qëndrime të ndryshme në mes të shteteve të BE-së.

Këto shtete, me qëndrimet e tyre mundë të ndahen në disa grupe të shteteve.

1. Grupi i parë që është për raporte normale, si me Serbinë, ashtu edhe me Kosovën. Këtu bëjnë pjesë shtetet si Gjermania, Austria, Polonia, Qekia, Kroacia etj.

2. Në grupin e dytë bëjnë pjesë shtetet që po ndërtojnë raporte në varshmëri me interesat e tyre të veçanta, sikurse është Franca, Holanda Danimarka Italia etj.

3. Janë shtetet që nuk e njohin Kosovën në shtet dhe janë mike të bindura të Serbisë. Shkaqet e qëndrimeve të tilla janë edhe historike dhe edhe politike, sikurse është çështja me Spanjën dhe e Serbisë etj., që ka probleme të brendshme nacionale, ndërsa Serbia është ndërlidhur ngushtë me Rusinë. As sanksionet ekonomike të BE-së ndaj Rusisë për agresionin rus në Ukrainë nuk i ka futur në fuqi. Serbia varet financiarisht, me mjete luftarake, me energji dhe mbrohet nga Rusia. Është e varur tërësisht. I ndava kështu shtetet mbështetur në qëndrime ndaj Serbisë dhe ndaj Kosovës. Shumë shtete po e përkëdhelin shtetin serb.

Po bëjnë barazinë e krimeve të luftës çlirimtare të UCK-së dhe shtetit fashist serb, që vrau e masakroje me mijëra fëmijë, gra dhe burra në Kosovë. Edhe tash e mbajnë anën e Serbisë. Hyjnë këtu kryesisht shtetet si Franca, Spanja, Italia, Greqia, Rumania, Slovakia, sikurse edhe shtetet si Holanda, që po kanë qëndrime anti-unionit të Evropës. Mbështetur në këto pozicione dhe në faktin e raporteve që Serbia ka me Rusinë, me Francën, me Spanjën etj., po lejohen qëndrime të qarta anti Republikës së Kosovës. Mbrohet shovinizmi serbomadh. Përkrahen grupet kriminale në veri të Kosovës.

Epen qëndrime kontradiktore me BE-në dhe barazohet viktima me kriminelët. Ky përkufizim është i qartë. Askund nuk tolerohen veprimet kriminale si veprimet serbomëdha të shtetit serb dhe të grupeve kriminale në veri ndaj Kosovës. Shkohet deri atje që edhe me kriminelët e luftës bashkëpunohet. Respektohet Vuçiq, Daçiq e shumë kriminel tjerë, që ishin pjesë e makinerisë vrastare. Epen edhe falënderime, sikurse po bënë tandemi Borel e Lajçak ndaj shtetit kriminal serb dhe kriminelit Vuçiq. Është shumë e rëndë kur sheh këto qëndrime përkëdhelëse ndaj krimeve. Të vjen keqe se ku ka ra BE dhe pikërisht shtetet themeluese. Nuk beson se si dhe pse përkrahet krimi dhe fashizmi serbomadh!

Faktet janë të qarta. Raportet historike në anën e Serbisë dhe frika për një front të ri në Ballkan midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo do të qonte te ndarja e re midis Rusisë, në njërën anë dhe, në anën tjetër, të Kosovës e Shqipërisë. Ndoshta, edhe në mes NATO-s dhe Rusisë! Këtu është baza e përkëdheljes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".