Albulena Haxhiu: Ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve sek*uale

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 12:11
Albulena Haxhiu: Ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve sek*uale

Sot është lansuar protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky protokolli është një nga dokumentet më të rëndësishme që ka hartuar Ministria e Drejtësisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka treguar se ka rritje të dhunimeve se*suale.

“Të dhënat tregojnë që ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve seksuale. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)