Hysenbelliu: Fëmijëve të mi u them të ikin nga ky vend, por unë do rri

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 13:47
Hysenbelliu: Fëmijëve të mi u them të ikin nga ky vend, por unë do rri

Pas hedhjes në erë me 70 kg tritol të “Prestige Resort”, Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ka dhënë për herë të parë një prononcim për këtë akt, të cilin e quajti  hakmarrje mediatik dhe personal ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh ndër të tjera se fëmijët e tij i shkolloi në Londër, por i ktheu në Shqipëri për një shembull investimi në vendin e tyre.

Por pas aktit të sotëm ai tha se ky sulm nuk e demoralizon dhe se do të ringrihet sërish, por nga ana tjetër ai tha se tashmë u thotë atyre që të largohen dhe të investojnë në SHBA apo në Londër, ndërsa vetë ai do të qëndrojë këtu.

“Unë do vazhdoj këtu, fëmijët e mi erdhën këtu dhe kanë marrë një vendim që ata duan të investojnë bashkë me mua, por unë u them të ikin nga ky vend dhe të investojnë në vende të tjera. Me një njeri të tillë nuk mund të shkojë vendi para”, u shpreh Hysenbelliu.

(Kosova Sot Online)