Vuçiq: Prania ime do të ketë disa përfitime në Tiranë, nëse nuk do të shkoja do ishte dëm për Serbinë

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 15:09
Vuçiq: Prania ime do të ketë disa përfitime në Tiranë, nëse nuk do të shkoja do ishte dëm për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, transmeton "Kosova Sot Online".

Vuçiq ka thënë se prania e tij në samit do të kishte disa përfitime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkonte mund të mos kishte asnjë përfitim.

“Për mua është shumë e vështirë të kuptoj gjuhën e të dy palëve, nuk kemi bërë asgjë, po mundohemi të ruajmë jetën e njerëzve tanë, ka shkaktuar zemërim, inat dhe mllef, por përfundimi është si më poshtë. Nuk jam i sigurt, por sigurisht që do të ketë disa përfitime nga prania ime në Tiranë dhe nëse nuk do të shkoja mund të mos kishte asnjë përfitim, por do të kishte dëm të madh për vendin tonë”, tha Vuçiq raportojnë mediet serbe.

“Pavarësisht se tema është Ballkani Perëndimor dhe se 20 prej tyre do të flasin në mënyrë joadekuate për sanksionet ndaj Federatës Ruse dhe problemin e Kosovës, ndoshta kolegët e mi kanë të drejtë kur thonë se do të dëgjojnë së paku një përgjigje”, tha Vuçiq,

(Kosova Sot Online)