Polici plagos një shtetas sirian, po tentonte të kalonte kufirin me Kosovën

  • A.P /
  • 05 December 2022 - 17:10
Polici plagos një shtetas sirian, po tentonte të kalonte kufirin me Kosovën

Një shtetas sirian dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga policia shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një aksioni kundër emigrantëve të paligjshëm në kufirin në Morinë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.

Mësohet se policia ka pikasuar një furgon me klandestinë, të cilët do të kalonin kufirin. Mirëpo mjeti nuk ka ndaluar dhe policia është vënë në ndjekje të tij. Sirianët kanë zbritur nga mjeti dhe kanë lëvizur në këmbë. Në një moment një prej efektivëve ka qëlluar duke plagosur një prej tyre. Nuk dihen ende rrethanat që kanë detyruar policinë të qëllojë në një rast të tillë.

Siriani ka mbetur i plagosur edhe është dërguar në spital. Mësohet se SHÇBA ka nisur menjëherë hetim ndaj efektivëve të përfshirë në ngjarje.

(Kosova Sot Online)