Osmani: Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 09:45
Osmani: Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, tranmseton "Kosova Sot Online".

Presidentja ka treguar se Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.

Osmani: Jam shumë e lumtur që gjendem në Tiranë, shpresoj që konkluzionet dhe deklarata do të shfaqin këtë përbashkësi të BE drejt një procesi të përshpejtuar drejt BE. Jam këtu si përfaqësuesja e vendit më pro evropian që ekziston. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovë. Kosova do të paraqesë në fund të këtij viti aplikimin për anëtarësim në BE.

(Kosova Sot Online)