Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun serb, nga MPJD - ja thonë se deri tani nuk ju kanë ofruar ndonjë informatë Beogradi

  • E.K /
  • 07 December 2022 - 08:16
Vdekja e dyshimtë e të riut nga Peja në burgun serb, nga  MPJD - ja  thonë se deri tani nuk ju kanë ofruar ndonjë informatë Beogradi

Kosovari, Artan Zymberi, me nënshtetësi norvegjeze, ka vdekur në burgun Sremit në Serbi, për të cilin familja Zymberi thotë se është vrarë vetëm sepse kishte tatuazh në gjoks Adem Jasharin, emblemën e UÇK-së dhe Skënderbeun, transmeton "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme, ka thënë se kanë kontaktuar me autoritetet serbe, por që deri më tani nuk kanë marrur ndonjë informacion, të cilën e konfirmojnë rastin.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”.

(Kosova Sot Online)