
Lexoni edhe:
Albin Kurti duke përqafuar nënën e tij pas lirimit nga burgu me 7 dhjetor 2001
ka vdekur në mënyrë të mistershme 28-vjeçari mërgimtar Artan Zymberaj në Serbi. Familja e të ndjerit e ka tërhequr nga Serbia trupin e pajetë të mërgimtarit dhe kanë vendosur që autopsinë t’ia bëjnë në Norvegji, transmeton "Kosova Sot Online". Autoritetet i dhanë dy versione për vdekjen e tij, njëri ka të bëjë me ulçerë (i thati në lukth), e tjetri prej zemrës. Zyrtarisht Kosova ende nuk ka informacione për vdekjen e mërgimtarit, anipse kanë kërkuar shpjegime nga Beogradi. Familja ka hedhur dyshime se 28-vjeçari e gjeti vdekjen në Serbi për shkak të tatuazheve që i kishte në trupin e tij.
Albin Kurti duke përqafuar nënën e tij pas lirimit nga burgu me 7 dhjetor 2001Lexoni edhe:
Kufoma e Artanit pritet të mbërrijë në Norvegji sonte rreth orës 21:00, ndërsa komuniteti shqiptar atje është duke planifikuar protesta. Po ashtu familja ka vendosur që autopsia t’i bëhet të ndjerit në Norvegji. Familjarët kanë deklaruar se artani pritet me u varros në Norvegji, ndonëse gjendja emocionale e tyre është shumë e keqe, të tronditur. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se për rastin është informuar me 2 dhjetor dhe kanë kërkuar sqarime nga Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë por akoma nuk kanë marrë informata.
“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin”, është shprehur MPJD.
MPJD-së thekson se “misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj.
Gjithashtu MPJD ka theksuar se “mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj dhe aktualisht rrethanat e vdekjes së të riut mbesin mister.
(Kosova Sot Online )