Ambasadori gjerman: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen, nuk është e përshtatshme të mbahen tani

  • E.K /
  • 09 December 2022 - 09:46
Ambasadori gjerman: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen, nuk është e përshtatshme të mbahen tani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet në veri duhet të shtyhen, pasi që nuk është momenti i përshtatshme për zgjedhje tani,  raporton "Kosova Sot Online".

Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani.

“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)