"Perëndimi më tolerantë ndaj shkeljeve të Serbisë në dialog, më qortues si duhet të kritikohet Kosova"

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 08:50

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka kritikuar qëndrimin e deritanishëm të Bashkimit Europian, që sipas saj ka ushtruar shumë presion ndaj Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë, duke u treguar më tolerant ndaj këtij shteti, transmeton "Kosova Sot Online".

Stublla ka theksuar se kjo gjë vërehët tani edhe me zgjedhjet në veri, ku tani kërkohet që të shtyhen.

“Bashkësia ndërkombëtare, më saktë Perëndimi janë më tolerantë ndaj shkeljeve të Serbisë në dialog, por më qortues dhe më të saktë dhe të shpejtë si duhet të kritikohet Kosova apo si i duhen bërë kërkesat. Ka një qasje asimetrike të BE ndaj Kosovës dhe Serbisë në dialog. E kemi parë jo vetëm në çështjen e targave, por tani e shohin edhe lidhur me zgjedhjet në veri që tani kërkohet që të shtyhen. Kjo nuk është situatë aspak e këndshme duke e ditur sa jo konstruktive është Serbia dhe se si punon në veri me strukturat e saj paralele që të minojë shtetin e Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.

(Kosova Sot Online)