Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon

  • E.K /
  • 10 December 2022 - 11:29
Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka treguar se ai ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

Tajani ka shkruar se me Kurtin e Vuçiqin ka biseduar për situatën dhe tensionet në veri të Mitrovicës.

Tutje, Tajani ka thënë se dy liderëve ju ka kërkuar që ti shmangin veprimet e njëanshme.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme. Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani në Twitter.

(Kosova Sot Online)