Ishin duke marrë pamje nga barrikadat në Rudar, kanosen dy gazetarë

  • E.K /
  • 12 December 2022 - 11:12
Ishin duke marrë pamje nga barrikadat në Rudar, kanosen dy gazetarë

Dy gazetarë janë kanosur,  përderisa ishin duke marr pamje nga barrikadat në Rudar, shkruan "Kosova Sot Online".

Dy gazetarët janë kanosur nga një person mashkull.

Viktimat janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)