Albin Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE, krahasuar me shtetet e tjera kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 10:53
Albin Kurti: Këtë javë aplikojmë për anëtarësim në BE, krahasuar me shtetet e tjera kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendimin e Kosovës që këtë javë të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka thënë se Kosova e ka vendin në BE.

Tutje, kryeministri ka shtuar se për dallim nga vendet, shtetet  tjera që kanë aplikuar, Kosova është më e përgaditur.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, ka thënë Kurti.

“Para një jave në Samitin e Tiranës në deklaratën e përbashkët, BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Andaj aplikimi ynë është përgjigje ndaj premtimit që BE-ja i ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, por edhe për përgjigje direkte ndaj thirrjes në Samitin e Tiranës”, ka shtuar kryeministri Kurti.

“Krahasuar me shtetet e tjera kur kanë aplikuar, Kosova është më e përgatitur. Kosova e ka vendin natyrshëm në BE si vend paqedashës e demokratik”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)