Rashiq në mbledhjen e Qeverisë: Jam këtu që të bëjmë ura, jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 11:11
Rashiq në mbledhjen e Qeverisë: Jam këtu që të bëjmë ura, jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht

Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot ishte prezent për herë të parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Rashiq a shtuar se ai është i gatshëm ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht për çdo sfidë.

“Para një jave unë kam hyrë në Qeveri, unë do t’i lusja të gjithë që të kenë durim ndaj meje kur të kërkoj takime me të gjithë ju. Më vjen mirë dhe kam nderin, konsideroj që bë thelb mund të bëjmë dallim nga ajo se çfarë është bërë deri tani. Në këto takime, i pari do të jetë ministri Murati. Jam këtu që të bëjmë ura, nuk jam i ri në këtë punë, 17 vjet përvojë flasin diçka. Por çdo sfidë e re është shans i ri. Unë jam i gatshëm të ndihmoj dhe kontribuoj vetë personalisht”, tha ai.

(Kosova Sot Online)