Prishtinë - Nisin vizitat shëndetësore në shtëpi për nënën dhe fëmijën

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 14:36
Prishtinë - Nisin vizitat shëndetësore në shtëpi për nënën dhe fëmijën

Komuna e Prishtinës ka filluar programin për vizitat në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përcjell "Kosova Sot Online".

Drejtori i Shëndetësisë në komunë, Izet Sadiku ka bërë të ditur se programi ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenien e fëmijëve 0-3 vjeç dhe grave shtatzëna.

Tutje, Sadiku ka shtuar se vizitat në shtëpi, kontribuojmë për shumë gjëra.

“Shëndetësisë në kryeqytet i shtohet edhe një linjë në fushën e programeve parandaluese, vizitat në shtëpi për nënën dhe fëmiun. Ky program ka për qëllim përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve 0-3 vjeç, shëndetit të prindërve dhe grave shtatzëna”- ka bërë të ditur Sadiku.

“Vizitat në shtëpi ndihmojnë familjet në identifikimin e problemeve te të posalindurit, duke përfshirë shenjat e sëmundjeve dhe në të njëjtën kohë përkrahen praktikat si të ushqyerit me qumësht të gjirit, vaksinimi më kohë dhe i plotë, e po ashtu ne do të kontribuojmë që fëmija të rritet dhe të zhvillohet më mirë në arritjen e potencialit të plotë të tij/saj”- shtoi tutje Sadiku.

(Kosova Sot Online)