Këto janë Konkluzionet e BE’së për dialogun Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 13 December 2022 - 15:14
Këto janë Konkluzionet e BE’së për dialogun Kosovë - Serbi

Sot, konkluzionet për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, janë miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian, përcjell "Kosova Sot Online".

Këshilli u  ka bërë thirrje të dyja vendeve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë gjë që nuk është nk favor të dialogut.

“Për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, Këshilli mirëpret vazhdimin e dialogut dhe përgëzon Përfaqësuesin e Lartë [Borrell] dhe Përfaqësuesin për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor [Lajçak] për angazhimin e tyre. Këshilli pret që Kosova të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe acquis* të BE-së pa vonesa të mëtejshme”.

“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Kjo është thelbësore në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të avancojnë në rrugët e tyre europiane. Këshilli përsërit pritshmëritë e larta që të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë dhe se palët angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe. Këshilli u bën thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokuese që mund të çojnë në tensione dhe dhunë dhe nga retorika që nuk është e favorshme për dialog”.

(Kosova Sot Online)