Nesër aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 21:24
Nesër aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

Nesër në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media.

 

“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes”.

(Kosova Sot Online)