Tërmkolli: I padurueshëm gëzimi i atyre që sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 10:55
Tërmkolli: I padurueshëm gëzimi i atyre që sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka mbështetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në kohën kur Asociacioni është bërë një temë e nxehtë.

Tërmkolli, ka shprehur edhe pakënaqësitë e saja për Kurtin, duke thënë sipas saj që, Kurti a dështimet dhe gabimet e veta.

Tutje, Tërmkolli ka shkruar se nuk e duron gëzimi e atyre që sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën.

Postimi i plotë: 

Gëzimi i padurueshëm i “negociatorëve”

Të shprehësh një lloj gëzimi pse Albin Kurti nuk po arrinë t’i shmanget asociacionit, është përtej perversitetit politik, është shërbim direkt për Serbinë, dhe atë shërbim i shumëfishtë.

Këtë po e bëjnë ish negociatorët në bisedimet me Serbinë, ata që e bënë dhe e pranuan marrëveshjen për asociacionin, ata që realisht ia dhanë Serbisë atë pjesë të Kosovës duke e shitur para opinionit për një OJQ, ata që e pranuan fusnotën, duke e shitur si një “fluskë bore” dhe shumë e shumë “kompromise” të tjera që opinioni ende nuk i din.

Tani kanë fytyrë jo vetëm të jenë më të zëshmit në kritika por edhe të tallen me ndonjë përpjekje për të evituar ose për të “zbutur” zbatimin e vendimit më anti- Kosovë që e kanë bërë sa ishin në pushtet.

Nuk kanë faj, pasi nuk janë aty ku duhet të ishin, të gjithë ata që e kanë dëmtuar rëndë e pakthyeshëm këtë vend.

Secili ka emër e mbiemër!

E qartë se Albin Kurti ka dështimet dhe gabimet e veta. Ka ngatërruar mjetet me qëllimet dhe po gabon në të dyja, si edhe pararendësit e ndonjëherë edhe më keq.

Por është i padurueshëm gëzimi i atyre që sollën “zajednicën” dhe të cilët edhe tani janë të gatshëm ta ndihmojnë Serbinë në emër të bashkëpunimit me Amerikën.

#MT

(Kosova Sot Online)