Mehaj për Ushtrinë e Kosovës: U ndërtua mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 12:03
Mehaj për  Ushtrinë e Kosovës: U ndërtua mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar avancimin e FSK-s në 4 vjetorin e themelimit  duke thënë se përvjetori i katërt i Forcës me mandatin e Ushtrisë e gjen atë me suksese të mëdha, shkruan "Kosova Sot Online".

“Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjenë me suksese të mëdha. Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë. Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.

Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Urime qytetarë të dashur! Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online )