Olaf Shcolz: Anëtarësimi i Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

  • S.A /
  • 14 December 2022 - 12:23
Olaf Shcolz: Anëtarësimi i Ballkanit në BE është në interes të Gjermanisë

Kancelari gjerman Olaf Shcolz zgjidhjen e problemeve në Ballkan e sheh vetëm në procesin e integrimit të shteteve të  rajonit në BE. “Është në interesin tonë gjerman dhe Europian që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, ka deklaruar Olaf Shcolz, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ka qenë deklarata e kancelarit gjerman Olaf Shcolz para samitit njëditor të BE në Bruksel.

Edhe gjatë samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë Shcolz është shprehur se anëtarësimi i Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian është në interes të Gjermanisë.

(Kosova Sot Online )