Avantura e rrezikshme e Aleksandër Vuçiqit për konfrontim me forcat e KFOR-it në Kosovë mundë të rrezikon edhe eksizestencën e Serbisë si shtet!

Avantura e rrezikshme e Aleksandër Vuçiqit për konfrontim me forcat e KFOR-it në Kosovë mundë të rrezikon edhe eksizestencën e Serbisë si shtet!

Hajrullah Tërnava

  • 12 December 2022 - 17:24

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

KFOR-i e ka obligim ta ruaj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Tani si forcë ndërkombëtare që i ka kompetencat që ta ruaj rehatin dhe pavarësinë e Kosovës, këtë duhet ta bëj në kufijtë e sajë të cilët si shtet i pa varur  na e ka konfirmuar  edhe gjyqi  ndërkombëtar- GJND, duke vendosur në favorin e Kosovës, në të cilin gjyq Serbia ishte ankuar kundër pavarësisë së Kosovës. Tani kur dihet që KFOR si pjesë e NATO-s, dhe kompetencat ligjore që i ka,  duhet ta dijë edhe vetë Serbia sepse e ka përvojën e viteve  1999, nëse Serbia hyn në luftë me NATO-ne, do të vjen në pikëpyetje edhe vetë ekzistimin e kësaj Serbie në këta kufij të sajë të tashëm, prandaj edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar dihet se do të jetë  që ti kryej obligimet e saja që i ka në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.  

 

Situata e krijuar qysh nga dorëheqjet e punëtorëve serb nëpër institucionet e Kosovës, duke filluar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në krye me Listën Serbe, gjykatësit, prokurorët, policja dhe të tjerët, në ato pjesë të veriut ku jetojnë në shumicë serbët, që vetë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, pa asnjë kërcënim nga institucionet e Kosovës, dhe ky kërcënim tani po vjen si tentim që mbasi nuk patën suksese bisedimet e deri tashme ashtu sikur dëshironte Serbia për ti arritur qëllimet e saja, për bashkëngjitjen e veriut dhe krijimin e Asociacionit të komunave serbe me kompetenca jashtë kushtetuese ashtu si dëshironte  Serbia. Arritja e këtij qëllimi do të krijonte edhe në Kosovë  një „ Republik Srpska “ si në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

Me bisedime dhe mjete politike  nuk u arrit qëllimi serb i copëtimit të Kosovës përmes Asociacionit, dhe tani po provohet që edhe me këto kërcënime t’ia arrij atij qëllimi, nëse ndërkombëtarët nuk reagojnë edhe që dihet se nga viti 1999 kufijtë e Kosovës dhe sovranitetin e saj i garanton KFOR si pjesë e NATO-s.

 

Me këto mënyra të kërcënimit të dhunshëm nga ana e Serbisë, po sfidohet dhe rrezikohet seriozisht sovraniteti i shtetit të Kosovës, nga kërcënimi tani i hapur për agresion ushtarak nga Serbia, duke kërkuar edhe me forcë formimin e Asociacionit. Këtë kërcënim tani Serbia që po ia bënë Kosovës për krijimin e Asociacionit, e që po e kërcënon edhe me intervenim ushtarak në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, serbëve të Kosovës. Tani mbas këtyre kërcënimeve nga ana e Serbisë ndaj territorit të Kosovës, e duke e pasur parasysh kompetencat e KFOR-it, i cili që nga nënshkrimi i vendimit mbi kapitullimin në Kumanovë. KFOR-i e ka obligim ta ruaj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Tani si forcë ndërkombëtare që i ka kompetencat që ta ruaj rehatin dhe pavarësinë e Kosovës, këtë duhet ta bëj në kufijtë e sajë të cilët si shtet i pa varur na e ka konfirmuar edhe gjyqi ndërkombëtar- GJND, duke vendosur në favorin e Kosovës, në të cilin gjyq Serbia ishte ankuar kundër pavarësisë së Kosovës. Tani kur dihet që KFOR si pjesë e NATO-s, dhe kompetencat ligjore që i ka,  duhet ta dijë edhe vetë Serbia sepse e ka përvojën e viteve  1999, nëse Serbia hyn në luftë me NATO-ne, do të vjen në pikëpyetje edhe vetë ekzistimin e kësaj Serbie në këta kufij të sajë të tashëm, prandaj edhe reagimi i faktorit ndërkombëtar dihet se do të jetë  që ti kryej obligimet e saja që i ka në ruajtjen e sovranitetit të Kosovës.  Nëse nuk do të vepronte në këtë mënyrë atëherë ekzistenca e vetë NATO-s do të vjen në pikëpyetje.  Këtë e dinë mirë edhe Serbia, por megjithatë po dëshiron ta provokon faktorin ndërkombëtar që s’paku diçka të përfitoj nga ky tentim i konfliktit, dhe  vetë Vuçiq me këtë tentim ta bind popullin serb se i ndërmori të gjitha format e veprimeve për ti arritur ato qëllime që janë në favor të Serbisë, dhe me këto veprime tani territori i Serbisë po vihet në pikëpyetje. Prandaj me që nuk ka më rrugë tjera për t’ia arritur qëllimit, Serbia duhet të jetë e gatshme që më në fund ti pranon ato kushte të negociatave përfundimtare që faktori ndërkombëtar, si Amerika me shtetet e BE po ia ofrojnë Serbisë, dhe këto kërcënime të fundit që po i bënë Serbia ndaj Kosovës, do të jenë edhe si satisfakcion se Kosovën e ka humbur politikat Millosheviqiane e atyre kohërave, që Vuçiqi të mbetet në pushtet edhe për vite të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".