Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore nga sot me vetëm një asamblist serb, 12 shqiptarë e dy boshnjakë

  • E.K /
  • 14 December 2022 - 13:41
Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore nga sot me vetëm një asamblist serb, 12 shqiptarë e dy boshnjakë

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës Serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën u betuan asamblistë të rinj të cilët do të vijnë nga Iniciativa Qytetare.

Asambleistët që kryen betimin ishin 12 deputetë shqiptarë, nga 13 gjithsej në listë nga Iniciativa Qytetare, 2 deputetë boshnjakë dhe një serb.

(Kosova Sot Online)