Xhaferi: Apeloj shtetet anëtare që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 10:40
Xhaferi: Apeloj shtetet anëtare që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se do të përkrah Kosovën, raporton "Kosova Sot Online".

Xhaferi bëri aplel që vendet anëtare të BE-së ta mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Postimi i plotë

Gjatë takimit me Kryetarin Konjufca para disa ditëve në Kuvend e pohova qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të institucioneve vendore se ne do të jemi gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës, sepse konsiderojmë se vetëm Ballkani Perëndimor i integruar tërësisht në BE dhe në NATO është garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe lajmi për dorëzimin e aplikimit nga ana e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hapi kryesor që duhet të ndërmerret për të filluar këtë rrugëtim. Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju - ia dolët!

Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i qartë i vullnetit të qytetarëve dhe institucioneve kosovare.

(Kosova Sot Online)