Atentati mafioz në Tiranë, biznesmeni erdhi për të vizituar nënën

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 13:22
Atentati mafioz në Tiranë, biznesmeni erdhi për të vizituar nënën

Zbulojen detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, dje në zonën e Selitës, në Tiranë. Burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.

Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës.

Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.

 (Kosova Sot Online)