Një muaj paraburgim për ish-policin serb të arrestuar nën dyshimin për krime lufte

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 15:39
Një muaj paraburgim për ish-policin serb të arrestuar nën dyshimin për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Sllagjan Trajkoviq, ish-zyrtarit policor serb në Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga Policia nën dyshimet për krime të luftës, përcjell "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

“I pandehuri S.T dyshohet se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krime të luftës në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës neni 144 të KPRK-së, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës nga neni 145 dhe 146 te KPRK-së dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës neni 154, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

(Kosova Sot Online)