Pasi protestuan afër kufirit, serbët kthehen në shtëpi

  • A.P /
  • 18 December 2022 - 15:29
Pasi protestuan afër kufirit, serbët kthehen në shtëpi

Ngadalë si kishin ardhur, edhe janë kthyer serbët të cilët u mblodhën për të protestuar afër kufirit mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Disa nga prijësit e protestës ishin të maskuar. Ata kishin një komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndronte para tyre.

Në një moment, protestuesit ia mësynë për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata insistuan për pak që t’i afroheshin pikës kufitare, andej së cilës po qëndronin trupa të KFOR-it.

Serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.

(Kosova Sot Online)