Kaosi i ekstremistëve serbë në Jarinjë: Në përleshje me policinë morën pjesë edhe tifozët e Zvezdës

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 14:36
Kaosi i ekstremistëve serbë në Jarinjë: Në përleshje me policinë morën pjesë edhe tifozët e Zvezdës

Në tubimin e djeshëm “Rezistencë në Jarinjë, asnjëherë kufij”, një grup protestuesish janë përleshur me policinë duke e thyer kordonin e parë policor,  ku kanë filluar të vrapojnë dhe janë afruar në vetë vendkalimin Serbi-Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Ata u penguan ta bënin këtë nga një tjetër kordon policie që i priti me mburoja.

Misioni i KFOR-it amerikan ngriti dy barrikada dhe vendosi tela me gjemba, gjatë rrugës nga vendkalimi në Jarinjë nga drejtimi i Leposaviqit.

(Kosova Sot Online)