Vetura shkel këmbësorin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 11:07
Vetura shkel këmbësorin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një këmbësor është shkelur nga një veturë, përcjell "Kosova Sot Online".

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 10:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti 

(Kosova Sot Online)