“Ka ardhur koha e hajdutëve, e maskarenjve”- IKMT aksion për shembjen e pallatit, banoret: A ka shtet? Dy zgjidhje kam, të rri tek Lana ose të digjem

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 13:35
“Ka ardhur koha e hajdutëve, e maskarenjve”- IKMT aksion për shembjen e pallatit, banoret: A ka shtet? Dy zgjidhje kam, të rri tek Lana ose të digjem

Banorët janë përplasur me policinë dhe IKMT-në pas një vendimi për shembjen e një pallati të dëmtuar nga tërmeti në rrugën “Margarita Tutulani”. Banorët shprehen se mbeten pa strehim dhe nuk kanë ku të shkojnë.

Një prej tyre, tha për mediat se jeton në pallat prej 45 vitesh dhe tani i mbetet që të “rrijë tek Lana ose të digjem brenda”.

“Ku të shkoj të rri tek Lana apo të digjem brenda, këto dy rrugë kam, s’kam ku të shkojnë. Të na strehojnë, të na japin një dhomë, ku të jetoj, të rri e qetë, Jam 45 vite që jetoj në këtë pallat, pse të dal si qen unë, jam e këtij vendi, jam lindur e rritur këtu. Pse kështu? A ka shtet? Ka ardhur koha e hajdutëve e maskarenjve”, tha ajo.

Ndërsa një banore tjetër u shpreh: “Tironce, të dal nga shtëpia ime, shkon në Francë të jep strehim, shëndetin, lekun për njerëzit e huaj. Të jesh në vendin tonë dhe të dalësh në rrugë. Të dalin prindërit si legena në rrugë, një jetë të tërë duke punuar, duke dhënë gjakun e trupit për të na rritur neve, vjen shteti të nxjerr jashtë.”

(Kosova Sot Online)