Konjufca: Deputetët kanë arritur objektivat!

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 21:55
Konjufca: Deputetët kanë arritur objektivat!

Legjislatura VIII ka arritur konsiderueshëm objektivat ambicioze legjislative, gjithnjë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe kriteret e integrimeve euroatlantike, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Konjufca së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci, sot ka pritur në një takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit për t’iu shprehur mirënjohje dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur gjatë këtij viti.

“Të arriturat e deritashme të kësaj legjislature, si dhe përgjithësisht legjislaturave të mëparme, janë pa dyshim meritë edhe e mbështetjes së partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të Kuvendit. Sikur deri më tani, së bashku me partnerët, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i avancojë rezultatet dhe t’i përmbush objektivat e parashtruara gjatë vitit në vijim”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)