Zjarrfikësit arrijnë ta nxjerrin të gjallë një person nga Kosova

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 17:14
Zjarrfikësit arrijnë ta nxjerrin të gjallë një person nga Kosova

Nga një kanal në Kamenicë, një person është nxjerrë i gjallë,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte bllokuar aty si pasojë e shembjes së dheut, kanë njoftuar zjarrfikësit.

Zjarrfikësit u informuan me kohë dhe më pas intervenuan për ta shpëtuar personin që kishte mbetur në kanal.

Pamjet nga intervenimi u publikuan në një faqe në Facebook të zjarrfikësve të Kamenicës.


“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”, shkruhet në një postim në këtë faqe.


(Kosova Sot Online)