Dëshira e një fëmiu për veriun: Babadimër, kam një dëshirë për ty, ta rregullosh situatën në pjesë veriore

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 14:59
Dëshira e një fëmiu për veriun: Babadimër, kam një dëshirë për ty, ta rregullosh situatën në pjesë veriore

Zvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku, ka publikuar një letër në profilin e tij në Facebook, ku një fëmijë ka shprehur dëshirën e tij për pjesën veriore në vend, raporton "Kosova Sot Online".

Dëshira e këtij fëmiu ndaj babadimirit është që të rregullohet situata në veri, në mënyrë që të jetojë e lumtur me familje.

"Babadimër, kam një dëshirë për ty, ta rregullosh situatën në pjesë veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes", ka shkruar një fëmijë.

“Dashni n’Veri. Kjo eshte letra drejtuar babadimrit nga nje femi nga veriuJa arsyeja pse ne te “rriturit” duhet te kemi kujdes gjate aktivitetevetona te perditshme,debateve,raportimeve e deri te bisedat e rendomta. Kujdes maksimal per ata qe i kemi ne perkujdesje !!!Jeta vazhdon !!!”, ka shkruar Sadiku.

(Kosova Sot Online)