Kandiq: KFOR-i të largojë urgjentisht barrikadat nga veriu i Kosovës

  • E.K /
  • 27 December 2022 - 15:37
Kandiq: KFOR-i të largojë urgjentisht barrikadat nga veriu i Kosovës

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka kërkuar nga KFOR-i që urgjentisht të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës, raporton "Kosova Sot Online".

“KFOR-i të largojë urgjentisht barrikadat nga veriu i Kosovës”, ka shkruar Kandiq.

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar më shumë se dy javë, pas vendosjes së barrikadave që janë vendosur në rrugët kryesore nga serbët lokalë.

(Kosova Sot Online)