Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 10:34
 Rama: Po e shqyrtojmë mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, shkruan "Kosova Sot Online".

Po ashtu, Rama ka treguar se se po largohet edhe një deponi mbeturinash nga Prishtina.

Postimi i plotë:

Po largohet edhe një deponi mbeturinash nga kryeqyteti

Kemi mbyllur këtë zonë plotësisht të lënë pas dore deri më tash, për të mos lejuar hedhjen e mbeturinave më tutje

Poashtu, jemi duke shqyrtuar mundësinë për hapjen e një korsie të re që lidhet direkt me magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë

(Kosova Sot Online)