
Lexoni edhe:
Qeveria e Kosovës urgjentit të përgatitet me strategji investive zhvillimore për ta parandaluar euforinë e migrimit në vitin e parë të liberalizimit
Ma në fund, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë. Pantiqit, që ndodhej në paraburgim, tashmë i është ndryshuar masa e sigurisë në arrest shtëpiak, shkruan "Kosova Sot Online".
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.
“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.
Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë.
(Kosova Sot Online )