Kurti për Vitinë: Është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 14:18
Kurti për Vitinë: Është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar emërimin e Arben Vitisë, si Ministër i Shëndetësisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka shtuar se është hera e tretë që Vitinë e ka emëruar si minister.

Kryeministri tha se ata duhet të mbrojnë interesin publik.

“Tash e kemi ministër sërish Arben Vitinë, është hera e tretë që e emëroj, dhe e treta e vërteta mbase. Andaj ne duhet ta mbrojmë interesin publik, atëherë kur ky nuk është rasti, për këtë çështje konkrete besoj që Ministria, Qeveria shumë shpejt do ta kenë qëndrimin e vet, por unë edhe një herë po e theksoj që po vendime në përputhje me ligjin dhe rregullat, por gjithmonë në interes të publikut”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)