Tajani: Italia vazhdon t’i dërgojë mesazhe qeverisë së Serbisë dhe Kosovës

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 20:40
Tajani: Italia vazhdon t’i dërgojë mesazhe qeverisë së Serbisë dhe Kosovës

Situatën në Kosovë gjatë një konferencë për media, e ka komentuar
 kryediplomati i Italisë, Antonio Tajani, i cili është edhe zëvendëskryeministër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se paqja e rajonit është e rëndësishme për Italinë dhe se i bën thirrje edhe Kosovës edhe Serbisë në vazhdimësi që të shmangin veprimet e njëanshme, shkruan mediumi italian“La Presse”.

“Italia vazhdon t’i dërgojë mesazhe qeverisë së Serbisë dhe Kosovës duke i kërkuar që të shmangin nismat e njëanshme”, tha ai.

“Për ne, stabiliteti i rajonit është thelbësor. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Ambasadorët tanë janë vazhdimisht në punë”, tha Tajani, duke kujtuar se Italia është pjesë e QUINT’it së bashku me Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne duhet të luajmë rolin e ndërmjetësve të paqes, falë edhe pranisë së ushtarëve italianë”, shtoi ministri.

Ai tha se në Kosovë, Italia ka “punuar intensivisht prej muajsh, me praninë e ushtarëve tanë mes Kosovës dhe Serbisë”, të cilët i quajti edhe si “bartës të paqes”.

(Kosova Sot Online)