Tash ose kurrë  për trysni urgjente me kërcënim izolim ndërkombëtar  kundër regjimit ultra-nacionalist të Aleksandër Vuçiqit

Tash ose kurrë  për trysni urgjente me kërcënim izolim ndërkombëtar  kundër regjimit ultra-nacionalist të Aleksandër Vuçiqit
Tash ose kurrë  për trysni urgjente me kërcënim izolim ndërkombëtar  kundër regjimit ultra-nacionalist të Aleksandër Vuçiqit

Skender Mulliqi

  • 28 December 2022 - 17:01

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Është koha e fundit që BE-ja të ndryshon kursin politikë ndaj Serbisë , nëse dëshiron stabilitet në Ballkan. Kosova është parimore në politikën e saj të jashtme, dhe më duket së nuk ka çka të ndryshon kurs politikë, siç po kërkojnë Lajçak dhe Borrel. Qeveria e Kosovës është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe , bashkësia ndërkombëtare ka pranuar të bashkëpunojë më tw. Kosova po e mbron ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e saj dhe asgjë të keqe nuk ka në këtë drejtim. 

 

-Trysni duhet bërë regjimit ultra nacionalist sheshelian të Vuçiqit, i cili çdo ditë po e kërcënon Kosovën më luftë. Barrikadat të cilat nuk po hiqen janë barrikada që ndjellin luftë. Dhe, Vuqiqi , Rama e Abazoviqi e kanw bërë çështje numër një në politikat e tyre të jashtme, Ballkanin e Hapur. Pasqyrën e kësaj ideje së si po funksionon , e kemi veriun e vendit të mbushur më plotë kërcënime dhe incidente më bomba edhe ndaj KFOR-it, dhe më barrikada. Kjo iniciativë rajonale , ka filluar të zbehet edhe para bashkësisë ndërkombëtare. Kemi disa deklarime së kjo ide shoviniste nuk mund të jetësohet pa Mal të Zi dhe Kosovën. Ja pra siç e thash veriu I Kosovës është shembulli më eklatant i Ballkanit të Hapur, nga e cila ide, Rama ende nuk po heq dorë. Nuk ka asgjë të mirë nga nisma e tillë më njerëz në pushtet të kriminalizuar dhe të korruptuar. Natyrisht së për regjimet e korruptuara dhe autokratike, Ballkani I Hapur është Eldorado. Edhe nga njerëzit naiv nuk e besojnë , së kjo nismë më garnitura të korruptuara më logjikë komuniste nuk mund të bëhet. Ende neo komunistwt po mendojnë së më këta fillon historia. Unë mendojë së kjo ide kooperon mirë më logjikën izoluese, e jo më logjikën bashkëpunuese siç po kamuflohet mirë nga ideatorët e saj. Po shkohet edhe një hap më tutje ,duke manipuluar së kjo e kthen normalitetin në rajon. Me politikat dhe politikanët të cilët po mbrojnë gjenocidin, integrimet rajonale mbesin vetëm farsë. Me Vuçiqin dhe më një Serbi e cila nuk është shkëputur nga politika e Millosheviqit, ku kufomat shqiptarëve janë bartur më frigorifer dhe janë gjuajtur në Danub, nuk mund të këtë kurrfarë integrimesh rajonale. Me logjikën e politikës ekspansioste të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar nuk mund të bashkëpunohet dhe as të arrihen ndonjë marrëveshje e paqes midis Kosovës dhe Serbisë .Serbia i filloj katër lufta , më Slloveninë , Kroacinë , Bosnjën , Kosovën, edhe të pestën më NATO-n, dhe të gjitha I humbi turpshëm. Nëse Serbia mendon të fillon luftën së gjashtë, do të mbetet vetëm me Pashallëkun e Beogradit! 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".