Sot organizohet protesta për bojkotim të produkteve serbe

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 09:01
Sot organizohet protesta për bojkotim të produkteve serbe

E organizuar  nga studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, konkretisht të Fakultetit të Edukimit, sot  do të protestohet  me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe, raporton "Kosova Sot Online".

Ky manifestim do fillojë me marshim nga Fakulteti i Edukimit në orën 11:40 deri tek teatri kombëtar në Prishtinë, e pastaj tek teatri do të mbahet manifestimi deri në ora 13, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )