Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 15:51
Borrell: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Pas nisjes së heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, ka reaguar përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij  diplomacia çoi në ulje të tensioneve, derisa tha se tashmë është koha për një progres urgjent në procesin e dialogut.

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Mirëpresim lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Një punë e madhe ekipore e BE-së, SHBA-së dhe KFOR-it. Faleminderit të gjithë atyre që u përfshinë.  Tani kemi nevojë për progres urgjent në dialog”.

Disa prej barrikadave tashmë kanë nisur të hiqen në veri të vendit.

(Kosova Sot Online)