Erdogan me mesazh nga Podgorica: Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të veçantë për Turqinë

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 08:46
Erdogan me mesazh nga Podgorica: Stabiliteti i Ballkanit ka rëndësi të veçantë për Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takoi dje presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media. Mësohet se  temë diskutimi ishte gjendja aktuale në Ballkan dhe siguria rajonale, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas takimit, Erdogan tha se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit janë prioritet i tij.

“Paqja dhe stabiliteti i Malit të Zi, Ballkanit dhe Evropës është me rëndësi të veçantë për Turqinë”, deklaroi Erdogan.

Erdogan deklaroi gjithashtu se Ankaraja mbështetë procesin eurointegrues të Podgoricës.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim sinqerisht Malin e Zi, aleatin tonë në NATO, që të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, tha presidenti turk.

Liderët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Turqisë dhe Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Jemi veçanërisht të përkushtuar në identifikimin e hapësirës për avancimin e bashkëpunimit dypalësh”, tha presidenti malazez Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online )