Vdes ikona e gazetaris televizive, autore e shumë intervistave historike

  • S.A /
  • 31 December 2022 - 08:58
Vdes ikona e gazetaris televizive, autore  e shumë intervistave historike

Barbara Walters, transmetuesja e lajmeve televizive, e njohur për shumë intervista historike e të guximshme, ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare.

Në vitin 1976, Walters iu bashkua ABC News, duke u bërë spikerja e parë grua në një program lajmesh në mbrëmje.

“Barbara ishte një legjendë e vërtetë, një pioniere jo vetëm për gratë në gazetari, por edhe për vetë gazetarinë. Ajo ishte një gazetare e veçantë, e cila realizoi shumë nga intervistat më të rëndësishme të kohës sonë, nga krerët e shteteve deri te personazhet më të famshëm dhe ikonat e sportit. Pata kënaqësinë ta quaja Barbarën një kolege për më shumë se tre dekada, por më e rëndësishmja, munda ta quaja një mike të dashur. Ajo do të na mungojë të gjithëve në The Walt Disney Company dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella vajzës së saj, Jacqueline”, tha Iger në një deklaratë të premten. Në një karrierë që zgjati pesë dekada, Walters fitoi 12 çmime Emmy, 11 prej tyre kur ishte në ABC News, transmeton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online )