Vdes një person në një vikendicë në Novoberdë, policia je detaje

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 11:45
Vdes një person në një vikendicë në Novoberdë, policia je detaje

Një person ka vdekur dje në në një vikendicë në Novobërdë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kishte vërejtur se shoku i tij nuk po lëvizte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)